Partizani pas 10 vjetesh perserit serish renien nga Kategoria Superiore! Per cdo tifoz, renia e skuadres nga kategoria perjetohet me nje ndienje merzie por kesaj rradhe kemi me cfare te kapemi.

Mund të duket e çuditshme që pas 4 vjetësh nga prezantimi i parë i këtij emri, po bëj një shënim të shkurtër mbi kuptimin e Web 2.0. Ka një konfuzion mbi këtë emër, dhe megjithëse shumë e përdorin, të paktë janë ata që pas emrit kanë një vizion të saktë të tij. Nga eksperienca kam mësuar që interneti është i ngritur mbi koncepte tepër të thjeshta, por që fryhen (ekzagjerohen) në sytë e entuziastëve. Po ashtu është dhe me Web 2.0. Kemi të bëjmë me një koncept të thjeshtë, por që shpeshherë marketohet si një fantashkencë e vërtetë e shekullit tonë.
Yahoo po punon për të nxjerrë një version të ri të faqes së parë. Duke njohur suksesin e faqes aktuale, ata kanë vendosur që të mos bëjnë shumë ndryshime rrënjësore në design.
Faqja e re do të ketë të njëjtën paraqitje grafike, por menutë dhe interaktiviteti me elementët e faqes do të jetë akoma më dinamik.
Ndryshimet kryesore do të jenë në qelizën e menusë aktuale.
Në këtë menu do të shtohen një sërë applikimesh që do mundësojnë të veprohet me faqen pa u detyruar të ikësh nga ajo. Këto aplikime do jenë kryesisht integrime të faqeve më të mëdha në internet si eBay, MySpace, USA Today, por do ketë aty dhe aplikimet e famshme të Yahoo si Messenger, Flickr, Video e të ngjashme. Përveç aplikimeve, YAHOO do të përmbajë dhe një “Social Pulse”. Ky modul është një njoftues mbi aktivitetin e miqve online (Buzzed, YouTube etj).
Sot nxorrem nje version beta te Blog.al.
Faqja permban artikuj qe terhiqen ne kohe reale nga disa bloge shqiptare nepermjet praktikes se RPC. Postimi im i meparshem ishte teknik, por kesaj rradhe do perpiqem te shkeputem nga pershkrimi teknik per te falenderuar komunitetin e webmasterave qe e mirepriti kete sherbim te ri.
Kam disa vite qe punoj ne internet dhe megjithese ekziston nje rrespekt se largu mes programuesve apo njerezve te afte, rradhe here i sheh te bashkepunojne per te ndihmuar njeri tjetrin ne ndonje projekt informatike. Kesaj rradhe, sherbimi i rpc.blog.al u reklamua teresisht nga webmastera te tjere dashamires dhe per kete gje ndjehem shume mire.
Koleget e mi vendosen qe per zgjedhjet e Qershorit te krijojne nje faqe me informatione rreth ketyre zgjedhjeve. Faqja perditesohet cdo dite me lajme nga Zgjedhjet dhe do te vazhdoje edhe disa kohe pas Zgjedhjeve. Per te gjithe te interesuarit: http://www.fushata2009.com
Kohët e fundit kam vënë re qe Blog-et shqiptarë po shtohen dita ditës dhe gjithmonë e më shumë ka shkrime interesant nëpër këto blog-e. Megjithëse çdokush ka mundësi të rregjistrohet me anë të RSS (FeedBurner), me bookmarke apo shpeshherë dhe nëpërmjet Twitter, të ndjekësh dhe të hasësh në shkrime interesante është pak e vështirë. Problemi kryesor qëndron se këto faqe janë të shpërndara dhe nuk ka një faqe ku mund të grumbullohen të gjithë artikujt e tyre dhe lexuesi të përzgjedhë ato që i interesojnë të lexojë.
Duke lundruar ne internet hasa ne nje shkrim teper interesant qe pershkruan (pa ndonje studim te vecante) pozicionimin e suksesit, talentit dhe punes.
Me poshte ndodhet kendveshtrimi i autorit te blogut http://blog.b3k.us/success.html. Personalisht jam shume dakort me kete pershkrim, duke bashkangjitur dhe faktorin “perqendrim” (qe na mungon ne shqiptareve) tek Hard Work.
Për mua dhe miqtë e mi që nisëm të lundronim në internet diku në fundin e viteve 1990, Labradori Simpatik i Lycos ishte një imazh që nuk mund ta harrojmë lehtë. Lycos.com nisi si një makinë kërkimi dhe ishte për një farë kohe shembulli i portalit që dëshironim të ndiqnim tek Shqiperia.Com. Aty gjeje gjithçka, që nga makina e kërkimit (më vonë e integruar me HotBot), tek shërbimi i emailit, tek shërbimi falas i hostimit (mbaj mend që faqet e para personale i kam krijuar tek Angelfire), tutorialet që lexoja pa i kuptuar tërësisht tek WebMonkey etj.
Kam disa dite qe nuk kam mundur te shkruaj gje ne kete blog por kesaj rradhe kam nje arsye te mire. Sot, 16 Maj, pas 8 vjetesh njohje me Julian do martohem
Me vone do shfrytezoj kete blog personal per te vendosur dhe disa fotografi nga ceremonia.
Pas disa muajsh pune të dedikuar nga kolegët e mi dhe nga Eraldi (Erald Hoxha, Moderator Informacioni tek ShqiperiaCom Shpk), vendosëm të nxjerrim në internet një faqe të paçensuruar (deri në nivele të pranueshme të erotizmit). Faqja ka domainin Gossip.al dhe tashmë është vendosur në punë me lajmet e para.




