Une jam Armand Brahaj, zhvillues aplikimesh (kryesisht aplikime mbi internet) dhe bashkethemelues i ShqiperiaCom Shpk. Ne Shkurt 2009 perfundova studimet ne Master Shkencash per “Communication and Media Engineering” ne Offenburg, Gjermani. Aktualisht jam i rregjistruar prane Humboldt University Berlin ku po punoj per te marre titullin Doktor ne Information Management.
Megjithese jam i lidhur me internetin ne cdo cast, nuk jam nje nga entuziastet e medhenj te tij. Interneti eshte nje ambient i mrekullueshem per njohuri, por dhe vendi ideal per njerez qe behen te varur nga lojrat e internetit (chat addiction, forums addictions, twitter, social networking … e te tjera humbje kohe nese nuk kontrollohesh).
Ky blog do te kete informacione kryesisht rreth informatikes. Seksioni ShqiperiaCom Shpk permban disa ide dhe projekte qe mendohen te zhvillohen per kompanine ne te cilen jam bashke-themelues. Keto do jene projekte kryesisht web based (shqiperia.com, blog.al, miqte.com dhe te ngjashme).
Nese deshironi te me tregoni dicka interesante, ose thjesht per te me pershendetur me shkruani dy rrjeshta ne mandi@shqiperia.com.
5 gjera qe duhet te dini per mua:
- Emailin e pare qe kam pasur ma ka hapur nje mik pasi nuk dija si te rregjistrohesha (dicka tek hotmail)
- Kete Maj martohem u martova
- Jam gjithmone i skuadres me te dobet (heh, me pelqen sfida)
- I jap makines per te larguar stresin
- Jam fans i Simpsons
5 miq me te cilet e humbas kohen me kenaqesi
- (inxh) Lorenc Gjokaj, i cili te streson dhe te argeton ne te njejtin cast
- Drini Sema me te cilin mund te flas per jave te tjera pa u merzitur kurre
- Besian Mezini i cili eshte rrefugjat, por qe batutat e tij gjejne vend gjithmone
- Im vella, Arbri i cili nuk flet kurre per pune
- Erald Hoxha bisedat me te cilin jane gjithmone argetuese
Më poshtë jane disa faqe te tjera me informacion rreth meje:
