Kur nisa te shkruaja ne kete blog (armandbrahaj.blog.al) disa bloge shqiptare kishin kohe qe ishin krijuar si Eklipsi, Romeo, MbretiTregut e ndonje tjeter. Per t’u njohur dhe per te grumbulluar ne nje vend te gjithe shkrimet e blogjeve shqiptare, mendova se do ishte me interes aktivizimi i rpc.blog.al. Me ndihmen e blogjeve ekzistuese, rpc.blog.al (shih Të pingosh ne grup – ambient i ngrohtë mes webmasterave shqiptarë) u njoftua mire dhe ne ditet e para po prisja te shtoheshin dhe shume bloge te tjere nga ata te panjohurit. Megjithate keto blogje po vononin te shfaqeshin. Pas nje fare kohe kuptova qe Blogosfera Shqiptare ishte me e vogel sec e mendoja dhe gjate asaj kohe qe isha shkeputur nga komunitetet nuk eshte se kishte ndryshuar shume.

Sic shumekush e di, domainet shqiptare nuk kane akoma nje strukture te mire per automatizimin e rregjistrimit te domaineve. Megjithese AKEP po punon per nje strukture perfekte dhe teresisht te automatizuar per rregjistrimin e domaineve, data e sakte se kur do te jete aktive kjo strukture akoma nuk dihet (!?).
Ne fundjave leshuam nje version te perditesuar te Infoarkives (http://www.infoarkiv.com ose http://lajme.shqiperia.com).
Struktura
Infoarkiva eshte nje faqe qe bazohet mbi disa agjente mbledhes informacioni (nofka: QuareosBot), te cilet cdo dite vizitojne shume faqe me informacion puro ne internet dhe e indeksojne kete informacion. QuareosBot aktualisht indekson rreth 400-700 artikuj ne dite.
Duke qenë se Twitter po rritet çdo ditë dhe interesi i shqiptarëve herët a vonë do të drejtohet dhe drejt kësaj platforme “marketuese”, vendosëm që të aktivizojmë dhe një llogari zyrtare të portalit www.shqiperia.com. Nën këtë llogari po publikojmë dhe artikuj nga faqet e tjera tona si: www.gossip.al, www.fushata2009.com, vip.shqiperia.com dhe ne te ardhmen dhe projekte te tjera.
Sot nxorrem nje version beta te Blog.al.
Faqja permban artikuj qe terhiqen ne kohe reale nga disa bloge shqiptare nepermjet praktikes se RPC. Postimi im i meparshem ishte teknik, por kesaj rradhe do perpiqem te shkeputem nga pershkrimi teknik per te falenderuar komunitetin e webmasterave qe e mirepriti kete sherbim te ri.
Kam disa vite qe punoj ne internet dhe megjithese ekziston nje rrespekt se largu mes programuesve apo njerezve te afte, rradhe here i sheh te bashkepunojne per te ndihmuar njeri tjetrin ne ndonje projekt informatike. Kesaj rradhe, sherbimi i rpc.blog.al u reklamua teresisht nga webmastera te tjere dashamires dhe per kete gje ndjehem shume mire.
Koleget e mi vendosen qe per zgjedhjet e Qershorit te krijojne nje faqe me informatione rreth ketyre zgjedhjeve. Faqja perditesohet cdo dite me lajme nga Zgjedhjet dhe do te vazhdoje edhe disa kohe pas Zgjedhjeve. Per te gjithe te interesuarit: http://www.fushata2009.com
Kohët e fundit kam vënë re qe Blog-et shqiptarë po shtohen dita ditës dhe gjithmonë e më shumë ka shkrime interesant nëpër këto blog-e. Megjithëse çdokush ka mundësi të rregjistrohet me anë të RSS (FeedBurner), me bookmarke apo shpeshherë dhe nëpërmjet Twitter, të ndjekësh dhe të hasësh në shkrime interesante është pak e vështirë. Problemi kryesor qëndron se këto faqe janë të shpërndara dhe nuk ka një faqe ku mund të grumbullohen të gjithë artikujt e tyre dhe lexuesi të përzgjedhë ato që i interesojnë të lexojë.
Pas disa muajsh pune të dedikuar nga kolegët e mi dhe nga Eraldi (Erald Hoxha, Moderator Informacioni tek ShqiperiaCom Shpk), vendosëm të nxjerrim në internet një faqe të paçensuruar (deri në nivele të pranueshme të erotizmit). Faqja ka domainin Gossip.al dhe tashmë është vendosur në punë me lajmet e para.
Prezantimi i bashkangjitur në PDF është një prezantim për përdorimin e disa teknikave Web 2.0 për fushatën Politike 2009. Të gjithë e dimë që interesi i të rinjve dhe shtresës intelektuale shqiptare për tërheqjen e informacioneve në internet është shumë i lartë kohët e fundit. Ky fakt nuk mund të lihej i neglizhuar nga politikanët [...]





